zoom

Politikë

Meta: Patronazhistet janë futur deri te jeta intime e shtetasve për t’i shantazhuar për votën

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pak më parë.

Ai ka folur në lidhje me cenimin e të dhënave nga Partia Socialiste të qytetarëve shqiptarë.

Presidenti Ilir Meta tha se patronazhistët e PS janë futur edhe te jeta intime e qytetarëve, me qëllim për t’i shantazhuar për votën. Ai akuzoi drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar mbledhjen e të dhënave. Meta tha se me këtë që ka bërë, Rama i ka hapur rrugë krimit kibernetik dhe vjedhjes së identiteteve.

Presidenti i kërkoi SPAK të hetojë me shpejtësi dhe jo pas 26 prillit.