Aplikacion
Lajmin e ka bërë të ditur, shefi i saj Mark Zuckerberg i cili tha se kompania do të heqë ato që quhen kontrolluesit e fakteve dhe do të ulë në mënyrë dramatike sasinë e censurës.
“Kontrolluesit e fakteve të Metës kanë qenë shumë të njëanshëm politikisht dhe kanë e shkatërruar më shumë besimin e përdoruesve sesa e kanë forcuar atë.” – tha shefi ekzekutiv Zuckerber, duke pranuar fajin jo vetëm për politikat e META-s por edhe të platformave me të cilat ka bashkëpunuar për të bërë kontrollin e fakteve.
Në Shqipëri verifikimi i fakteve bëhet përmes Faktoje.al gjë që pritet të mos ndodhë më pas futjes në fuqi të rregullave të reja.
Përmes videomesazhit Zuckerberg ka shpjeguar se tranzicioni ka për qëllim reduktimin e gabimeve që janë bërë deri më tani me miliona përdorues dhe vendosjen në prioritet të fjalës së lirë.
Me ndryshimet e fundit të cilat vijnë pas rikthimit të Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, Facebook Instagram dhe Threads do të jenë më shumë të ngjashëm me platformëen sociale X të Elon Musk, ku kontrollet e fakteve bëhen përmes mendimeve dhe eksperiencave të përdoruesve.
Kompania Meta ka më shumë se 3 miliardë përdorues në të gjithë botën.