zoom

Politikë

Meta nga Puka: Nëse votoni kandidatin e Ramës, pas 4 vitesh do mbetet ai dhe disa bangladeshas

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur nga Puka se Rama është peng i organizatave mafioze dhe grupeve kriminale.

Meta paralajmëroi banorët se nëse i japin votën kandidatit të kryeministrit, atëherë pas 4 vitesh në Pukë, do të mbetet vetëm ai dhe disa bangladeshas si kamarierë.

Ndërsa parashikoi fitoren 5-0 në qarkun e Shkodrës për opozitën.

“Në ditën e parafundit të fushatë zgjedhore të jem këtu në Pukë dhe t’i jap Shqipërisë mesazhin e fitores 5-0 në qarkun e Shkodrës.

Ju jeni të paduruar për fitore, sepse po të vazhdojë përfaqësuesi i Edi Ramës për Pukën edhe një mandat tjetër, pas 4 vjetësh do mbetet ai aty te turizmi dhe ca bangladeshas si kamarierë.

Nuk bëhet fjalë për të kthyer bashkitë në shërbim të qytetarëve, por bëhet fjalë për të ndaluar shpopullimin e vendit, këtë projekt të mirë planifikuar të një organizatë mafioze të cilën e zbaton Rama i marrë peng prej tyre dhe grupeve kriminale.

Ne nuk i duam bashkitë tua japim të fortëve dhe të dhunshmëve, por atyre që cdo gjë do ta bëjnë me transparencë”, tha Meta.