Aplikacion
Gjatë një konference për mediat, ai kërcënoi kryeministrin Edi Rama se do të mbajë përgjegjësi nëse Metës do t’i ndodhë diçka në qeli.
“Edi Rama në rast se zotit Meta i ndodh gjë në burg, Edi Rama do të mbajë përgjegjësi personale. Gjendja shëndetësore e zotit Meta është e shkëlqyer. Nëse zotit Meta i ndodh diçka e papritur, përgjegjësinë do e mbajë Edi Rama.
Ky vendim i turpshëm, i neveritshëm dhe i papranueshëm i Gjykatës Kombëtare kundër opozitës që konfirmon rrëshqitjen totale të Shqipërisë në diktaturë, nuk është gjë tjetër veçse vijim i agresionit të pastër terrorist të narkoshtetit e mafies ndërkombëtare kundër presidentit, Ilir Meta, PL, opozitarizmit të vërtetë, pluralizmit, demokracisë, që u konsumua sot edhe në sallën e gjyqit nga terroristi, Altin Dumani prokurori kallp dhe ish-hetuesit i diktaturës, Arben Kraja. Akti shumë i rëndë dhe mafioz i burgosjes politike të presidentit Meta, pa prova, pa fakte e pa dëshmi, që vjen fill pas skenarit ogurzi destabilizues për eliminim e tij fizik e rrëmbimin e dhunshëm provon kriminalizmin dhe kapjes totale të institucioneve të drejtësisë nga Ramaforma, që janë kthyer në vrasje me pagesë të opozitës, që edhe sot morën urdhrin terrorist nga Edi Rama për vrasjen e kundërshtarëve politik, gjoja për llogari të miqve të huaj”, u shpreh Tedi Blushi.