zoom

Politikë

Meta mbledh tryezën: I dua gratë me karakter burri, jo mendjen te takat e larta, vathët dhe çantat!

Partia e Lirisë po mban sot tryezën me temë “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave, garanci për një të ardhme më të mirë për vendin”, pak ditë para konventës së madhe të programuar për reformim dhe riorganizim, ku kreu i saj Ilir Meta pret të zgjidhet president i partisë.

Në fjalën e tij, kryetari i PL u shpreh se konventa e 27 prillit është shumë e rëndësishme, pasi shumica e të ftuarave dhe gjysma e pjesëmarrëseve do të jenë gra e vajza. Ai kërkoi gra me karakter burri në parti, të forta, që luftonin dhe nuk e kishin mendjen te xhelozia ndaj njëra-tjetrës, çantat apo takat e larta.

“Gra burra, jo skemaxhie me mendjen te takat e larta”, tha ai, teksa nuk i ndali sulmet, duke shtuar se “në Partinë e Lirisë çdo gjë do funksionojë me meritokraci!”.

Ai tha se pa ndihmën e tyre nuk ndalohet dot shfarosja e Shqipërisë dhe zhbërja e identitetit tonë kombëtar.

“Do t’i mbështes shumë gratë si Margaret Thatcher, por që u kemi vendosur strekëmbësha, shumë për fat të këq. I dua gratë me karakter burri.

Nuk ka të më të rrezikshme se gratë që janë xheloze për gratë. Kisha disa gra që më thoshin mua mos fol më për Vasil Laçin ti, sepse nuk është modë, se të rinjtë nuk e kuptojnë. Pse flet për Vojo Kushin e Mujo Ulqinakun, se nuk flasim për këta ne se e kemi mendjen tek ato çantat e shtrenjta, vathët e shtrenjtë, orët e shtrenjta, takat e larta, ndaj po na ikin të rinjtë.

Gratë në PL do të shpërthejnë dhe do të afrohen shumë të tjera në konventën e 27 Prillit. Njoh shumë gra të jashtëzakonshme në Shqipëri”, tha Meta ndër të tjera. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)