zoom

Politikë

Edhe Meta kundër Bashës? U shfaq në krah të Berishës, Evi Kokalari takohet me presidentin

Aktivistja e PD-së, Evi Kokalari, e cila përgjatë këtyre ditëve është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka takuar ditën e sotme presidentin Ilir Meta.

Vetë ajo ka ndarë në rrjetet sociale foto me kreun e shtetit. Kokalari shprehet se është e lumtur për këtë takim, duke e falënderuar Metën për drekën dhe bisedën e sinqertë.

“Jam e lumtur që më në fund takova presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe bisedën tuaj të sinqertë”, shkruan ajo krah fotos.

Takimi i Metës me Kokalarin vjen në një kohë kur presidenti ka shfaqur mbështetje për Berishën dhe marrëdhëniet e tij me Bashën janë në pikën më të ulët.

Vetë Kokalari hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke deklaruar se ai e përjashtoi ish-kryeministrin duke e shkëmbyer me mbylljen e dosjes së tij të lobimit në SHBA.

Selia blu në një reagim për mediat e cilësoi deklaratën e Kokalarit shpifje, duke i kërkuar që të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzën, që sipas PD-së është e rreme. /Zoom.al