zoom

Politikë

‘Meta e bëri Shqipërinë qesharake’ Rama e nis me kritika dhe krijon identikitin e presidentit të ri

Partia Socialiste mblodhi sot Grupin e saj Parlamentar ku do të depozitohen emrat e propozuar nga ana e deputetëve për emrin e presidenti të ri.

I pari që mori fjalën ishte kreu i PS-së, njëherësh kryeministri Edi Rama. Që në nisje të fjalës para deputetëve të tij, Rama nuk i kurseu kritikat për presidentin Ilir Meta, ndërsa specifikoi disa nga elementët që duhet të ketë kreu i ri i shtetit.

“Mirëdita të gjithëve. Sot siç edhe jeni informuar, jemi mbledhur për të startuar dhe brenda grupit tonë parlamentar, procesin e identifikimit të kandidaturës më të përshtatshme për presidentin/en e republikës. Për herë të parë PS ka mundësi që ta zgjedhe e vetme presidentin, çka do të thotë se për herë të parë PS ka përgjegjësinë për cilësinë e kandidaturës. Në ,pamje të parë kjo duket sfidë e lehtë, po të kemi parasysh se thuajse çdo kandidaturë që mund të plotësonte disa kritere fare elementare, si përshembull njohjen e gjuhës shqipe, si përshembull emër me një karrierë profesionale, apo vetëpërmbajtjen në raport me ligjin dhe me Kushtetutën, do të ishte më e mirë se sa presidenti aktual i republikës së Shqipërisë. Nga ana tjetër, ajo çka e bën këtë moment shumë përcaktues për karakterin për ambicien e PS, është se nuk mjafton thjesht të zgjedhim një person që do të ishte më i përshtatshëm për atë rol se sa Ilir Meta. Gjë që do ta përmbyshnin si kriter 90% ë shqiptarëve. Por është që të zgjedhim një figurë për të luajtur në 5 vitet e ardhme rolin e kreut të shtetit që të rrezatojë normalitet.”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se mazhoranca e ka gati ligjin e ri për presidentin.

“Sistemi i titujve të medaljeve është sistem i njohur, nuk ka 100 sisteme dhe është o njëri o tjetri, Shqipëria bën një përjashtim flagrant dhe është i vetmi vend në botë ku falë Metës dekorohen të vdekurit dhe u jepen titujt dëshmorëve të Ilir Metës. Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial dhe kjo do të ndryshojë, është e rëndësishme për shtetin, për seriozitetin e një shteti dhe do kemi një shtet më serioz duke pasur një figurë më serioze, një ligj për institucionin e presidentit, një sistem titujsh e medaljesh serioz, siç e ka gjithë planeti”, tha Rama.