zoom

Politikë

Meta kërkon rikthimin në Kuvend, do të kandidojë për deputet në qarkun Tiranë

Presidenti i PL-së, Ilir Meta kërkon të rikthehet në Kuvend si deputet.

Meta ka zbuluar se do të kandidojë në qarkun e Tiranës, ndërsa fushatën e ka nisur fushatë në Bashkinë Kamëz.

Postimi i Metës:

100 mijë duar🤝për 100 mijë zemra❤️(vota).

Sot në Bashkinë Kamëz nisa fushatën time si President i Partisë të Lirisë për të shtrënguar duart drejtpërdrejt me të paktën 100 mijë qytetarë të Qarkut të Tiranës, ku do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Takimet e drejtpërdrejta dhe shpalosja e 5 Prioriteteve tona do të bëjë të mundur objektivin tonë madhor për Përmbysjen e Madhe demokratike dhe ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë. ✌️