Aplikacion
Në një reagim, Meta pohon se gjithashtu 3,3 miliardë euro u vidhen çdo vit shqiptarëve. I sapozgjedhur në Konvent si president i partisë, Meta ka nisur një strategji të re opozitare, duke sulmuar SPAK-un dhe qeverinë paralelisht.
“Ne që po çrrënjosim nepotizmin sot si fenomen në partinë tonë, ne do ta çrrënjosim nepotizmin nesër për 24 orë në administratën shtetërore. 500 raste nepotizmi ka në Dogana dhe Tatime. 3.3 miliardë euro u vidhen çdo vit shqiptarëve, që nuk hyjnë në Buxhetin e Shtetit për shkak të këtij nepotizmi dhe korrupsioni kriminal”, shkruan Meta. /ZOOM.AL/