Aplikacion
Kodi i veshjes për ngjarjen e këtij viti, të organizuar nga ‘Instituti i Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit’, iu është referuar epokës luksoze të modës amerikane në dekadat e fundit të shekullit të 19-të.
Kjo Met Gala shoqëron pjesën e dytë të ekspozitës së Institutit të Kostumeve ” Në Amerikë: Një Antologji e Modës “, e cila u hap shtatorin e kaluar dhe drejtoi veshjet e ngjarjes së mëparshme.
Nën fustanet e tyre madhështore, gratë amerikane mbanin veshje të ndërlikuara, duke përfshirë korse, sfungjer të mbushura tek pjesa e krahëve për të dhënë idenë e shpatullave të mëdha e të tjera. Veshjet e meshkujve ishin gjithashtu shumë formale, me smoking-un e ri popullor në vitet 1880 që u shndërruan në veshje standarde për zotërinj.