Aplikacion
Ata kanë shpalosur kërkesat e tyre, ndërsa i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres që të reflektojnë. Ata shprehën se në të kundërt në tubimi tjetër do të jetë edhe më masiv.
“Zbatoni kontratën kolektive. I jepni mësuesve 10 muaj transport jo 9, nuk mund të ikim me paratë tona. Transporti të jetë në masën 100 përqind. Financoni arsimin publik ndryshe nuk ka arsim cilësor”, u shpreh një prej tyre.
“Kërkojmë reflektim të shpejtë të kërkesava tona. Në të kundërt në tubimin tjetër do jemi shumë më shumë se kaq, nuk do tërhiqemi nga kërkesat tona”, ka deklaruar një tjetër. Pjesëmarrësit në tubim u shprehën se ka ardhur koha që arsimi të kthehet në një nga tre prioritetetit të kësaj qeverie.
“Nëse ministria nuk bashkëpunon, kontratat kolektive na mundëson përshkal;lëzimin me protesta dhe greva, të pjesshme apo të përgjithshme. Jmei në pritje deri në shtator”, tha Bashkim Sele, kryetari i seksionit sindikal të Durrësit. /ZOOM.AL/