zoom

Bota

Mësuese Vera, gruaja që mund të frenojë Putin dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë

Çelësi që mund t’i japë fund luftës në Ukrainë duket se është gjetur, ose të paktën kështu shpresohet.

Është një zonjë 88-vjeçare, një ish-mësuese ruse: Vera Dmitrievna Gurevich. Një person i zakonshëm për shumë njerëz, por jo për Vladimir Putin.

E moshuara ka qenë e mësuesja e tij, në të vërtetë më shumë se një mësuese, pasi ka luajtur një rol nëne për të.

Është i njohur fakti që kreu i Kremlinit ka patur një  fëmijëri të vështirë e cila daton që nga vdekja e dy vëllezërve të tij më të mëdhenj, ndërsa vendlindja e tyre, Leningrad, u shkatërrua nga lufta.

Në ato vite, nëna e Putinit, Mariya Ivanova, gati vdiq nga uria. E humbur nga lodhja, ajo u vendos mes grumbujve të kufomave përgjatë rrugëve ku qëndroi deri në zgjimin e saj, kur e gjeti veten të rrethuar nga trupat e burrave, grave dhe fëmijëve të vdekur.

Në fëmijërinë e Presidentit të ardhshëm rus, prindërit e tij jetonin në një apartament të ftohtë në një ndërtesë të infektuar me parazitë.

Pikërisht në atë periudhë të keqe mësuesja i’u afrua sepse e pa të humbur Putinin, në shoqëri të keqe dhe pa arsim prindëror.

Vera kishte parë tashmë tek ai një person të zgjuar dhe inteligjent dhe për këtë arsye vendosi të mos e braktiste 11-vjeçarin në mëshirën e fatit.

Për këtë arsye, Putin gjithmonë e ka konsideruar mësuesen si shpëtimin e tij dhe si një nënë të vërtetë.

Gurevich, së bashku me instruktorin dhe mentorin e xhudos të Putinit, Anatoliy Rakhlin, u bënë dy figurat prindërore që djalit i nevojitej. Pasi u rrit, ai nuk do ta harronte kurrë atë që ata të dy bënë për të.

Putin, tani 69 vjeç, duket i vendosur të ecë përpara me çdo kusht me planet e tij në Ukrainë.

Putin, për shëndetin e të cilit ka zëra gjithnjë e më shqetësuese, pranoi se ai ende flet me zonjën Gurevich për ta pyetur se si po ecën. Të dy janë fotografuar së bashku ndër vite, gjithmonë në një qëndrim familjar, shpesh duke u përshëndetur në një përqafim të ngushtë.

Një lidhje që ka zgjatur dhe vazhdon ndër vite. Prandaj shpresat e shumë njerëzve janë drejtuar te mësuesja që mund ta bëjë atë të ndryshojë mendje. Dashuria që i lidh është e pamohueshme, por a do të ishte vërtet në gjendje ta bindte atë të pushonte luftën në Ukrainë?