zoom

Stil

A duhet ta duam partnerin më shumë pas tradhtisë

Përvojat flasin që tradhtia është njëra ndër gjërat më të dhimbshme të cilat mund të ndodhin në një lidhje dashurie. Mjafton të ndodhë vetëm njëherë, të dy partnerët, para së gjithash, personi i tradhtuar, gjatë do ta ndiejnë dhimbjen dhe të gjitha pasojat e tradhtisë.

Përse tradhtojmë?

Pas një kohe të gjatë të kaluar në një lidhje dashurie dhe (ose) kur fillon mosha e mesme – njerëzit shpesh ndiejnë nevojën për t’u dëshmuar se akoma “vlejnë”. Edhe pse nuk mendojnë për tradhtinë  edhe meshkujt, edhe femrat  shpesh në këtë moshë fillojnë të mbajnë dietë dhe më shumë kujdesen për pamjen e tyre, sepse dëshirojnë akoma të jenë të bukur edhe për veten, edhe për të tjerët. Aventurat jashtëmartesore nganjëherë paraqesin pikërisht “dëshminë” e tillë.

A mund të vazhdojë marrëdhënia pas tradhtisë?

Është mendim i gabuar që nëse tradhtia tashmë ka ndodhur, e pastaj është pranuar dhe është falur, lidhja patjetër bëhet më e fuqishme dhe më e sigurt. Ç’është e vërteta, partneri i tradhtuar shpesh fal tradhtinë, por shumë vështirë harron. Dhimbja të cilën e ka shkaktuar lidhja jashtëmartesore mund t’i shoqërojë partnerët vite të tera, madje edhe tërë jetën.

Si të qëndrohet bashkë?

Përjetimet emocionale të tradhtisë me kohën do të zbehen nëse nuk përsëriten momentet e dhimbshme dhe nëse partneri-partnerja që ka tradhtuar që atij-asaj që ka qenë i tradhtuar t’i ofrojë përkrahje të plotë dhe ndjenjë sigurie në lidhjen emocionale.

Bëhuni plotësisht të sinqertë 

Me siguri tradhtia nuk do të ndodhte sikur të ishte çdo gjë në rregull mes partnerëve. Prandaj, mësohuni që komunikimin ta bazoni në sinqeritet dhe të jeni të hapur ndaj njëri-tjetrit. Në vend që të kërkoni partner/e tjetër, shpjegojani partnerit tuaj si dhe përse ndonjëherë ndiheni i pavërejtur, i pajoshur dhe i paplotësuar./L.K

/Zoom.al