zoom

Aktualitet

Mesazhi ironik nga pedagogët: Qeveria 4 mln euro per instalacion, s’ju rrit pagat profesorëve

Pedagogët kanë protestuar sot sërish duke i parashtruar sërish qeverisë disa kërkesa, ndërmjet të cilave edhe atë për rritjen e pagave.

Gjatë fjalimeve të tyre nuk kanë munguar as ironitë ndaj qeverisë, e cila sipas pedagogëve ka para për të kryer shpenzime luksi, por s’ka për të rritur pagat.

Rigels Xhemollari pohoi se qeveria duhet të plotësojë pa asnjë hezitim kërkesën e pedagogëve, pasi në një situatë të tillë investon dhe ble 8 milionë euro për droge dhe për ironi të fatit nuk iu rrit pagat profesorëve të Teknologjisë dhe Informacionit, apo harxhon 11 mln euro për pista, dhe jo për profesorët e Sporteve.

“Kjo kërkesë është e mundur nga qeveria. Sa i përket të parës, mendoj se është e drejtë, pasi rrogat e pedagogëve në Kosovë janë më të mëdha se ato të Shqipërisë. Pedagogu në Shqipëri që bën doktoraturë paguan tarifë. Rritja është e mundur. Qeveria ble 8 mln euro dhe nuk rrit pagat e pedagogëve të Teknologjisë së Informacionet, kur bën pistë garash 11 mln euro dhe si rrit pagat profesorëve të sporteve kur qeveria apo kryeministri përgatit një instilacione 4 mln euro përballë arteve dhe s’ju rrit pagat pedagogëve të arteve. Një nga vlerat e kësaj proteste, është se pedagogët e kanë parë realitetin në sy. Çështja e pagës është themelore për dinjitetin e tyre, për të ridimensionuar rolin e tyre. Elitat prijnë, nuk janë në fund. Duhet të jemi të tërë bashkë pasi rritja e pagave do të rrisë performancën dhe cilësinë e studentëve. Do jemi krah jush.”, tha ai.