zoom

Aktualitet

Mesazhi i Metës pas vizitës në KMSH

Presidenti i vendit Ilir Meta ka kryer vizita në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku dha dhe urimet e tij për të gjithë besimtarët, në fund të muajit të Ramazanit.

Meta u shpreh se një festë e tillë shërben për reflektimin, dhe për të qenë sa më shumë njerëzve në nevojë.

Ilir Meta: Ishte kënaqësi që të vizitoja sot kreun e Komunitetit Mysliman të vendit tonë, dhe ti uroja jo vetëm atij, por të gjithë besimtarëve, që ti pranohen të gjitha sakrificat që kanë bërë gjatë kësaj periudhe. Paqe, mbarësi, për familjet e tyre dhe për të gjithë shoqërinë. Të jemi pranë familjeve që janë në kushte më të vështira.