Aplikacion
Në dosjen e siguruar nga Zoom.al tregohet hap pas hapi sesi Ervis Martinaj porositi vrasjen e Gjin (Boriçi) Ndoj dhe për kryerjen e saj “punësoi” Behar Bajrin.
Ky i fundit më pas përdori lidhjet e tij, për të organizuar dhe koordinuar të gjithë personat që do të përfshiheshin në ekzekutimin e Gjin Ndojit.
Denis Brajoviq, në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar kanë pasur rolin e ndjekjes dhe ekzekutimit të Gjin Boriçi (Ndoj), marrjen e aparatit telefonik të viktimës, djegien e automjetit që do të realizohej vrasja dhe fshehjen e armës së krimit.
Edmond Preka (shoferi i biznesmenit Pëllumb Gjoka), në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka pasur rolin e transportimit të ekzekutorëve nga vendi ku do të digjej automjeti në një vend të sigurtë për të kaluar natën.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka pasur dijeni të plotë që do të realizohej vrasja e organizuar nga Behar Brajoviq dhe ka ndihmuar këtë të fundit duke u interesuar për fshehjen e automjetit që do të përdorej nga ekzekutorët për realizimin e vrasjes.
Bisedat para vrasjes së Gjin Ndojit
Pëllumbi shkruan: Kur mendon? Në orën 18:11?Behari i shkruan, nesër mbrëma kryhet një punë dhe atë herë për një javë kryhet puna jote.
Pëllumbi shkruan, Ok vëlla.
Behari i kërkon që, fol me “Benin” dhe të gjej një vend ku të lënë një makinë “pune” sonte sepse s’kanë ku ta lënë.
Pëllumbi i shkruan, kur duhet me fol se nuk kam kështu telefoni. Duhet me fol sot apo nesër?
Behari i shkruan që, sonte a mundet me lënë një makinë pune, a mundet ma e lënë se s’kam ku ta lej. Ku është se e takoj unë dhe flas gojarisht.
Pëllumbi i shkruan, vëlla nuk ka “Sky” ai. Ok po e pyes dhe të them. Ai është tek lokali, apo shkon aty? ESHOP.
Behari i shkruan, mirë se po iki. Se jam rrugës duke ardhur për Shkodër. Në orën 19.52 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e QPDLP7, i paidentifikuar dhe ky i fundit e pyet nëse je në Shëngjin sepse pash BMW në xhiro.
Gjithashtu ai i tregon që ke FNSH në xhiro dhe të bëj kujdes Në orën 20.52 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.
Ky i fundit i tregon që, sapo jemi nisur për të marrë këtë djalin, sepse tani kanë ardhur. Jam duke e pritur sapo kalon “gjelin”.
Në orën 23.59, shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka, Behari i shkruan që, sot kemi për të kryer një punë dhe Edmond Preka shprehet duke i thënë “Ishalla, don zoti”.
Me datë 09.08.2020, në orën 00.02 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i kërkon Edmond Prekes, a ke mundësi me mi pru ka ora 3 aty ku lidhet rruga me Velipojën, Taravice, se po kryejnë punë, se vijnë ne këmbë tek ura.
Edmondi i shprehet që, unë kam lëviz, a don ti shkruaj atij.
Behari i shprehet që, mos shkruaj atij se e rregulloj veteEdmondi i tregon që, me dal aty duhet fouristrade, me i ra bri malit, nuk kalon makina e vogël por është një rrugë tjetër qe i bihet nga Trushi.
Behari e pyet, a kemi si ta bëjmë që mos ta djegim makinën, se me makinën nuk ka kush mi merr kete jam duke mëndu.
Edmondi shprehet që, jam në Korçë se po te isha aty do i kisha marr dhe i kisha çuar tek shtëpia.
A ti them “Zegos” sepse ai është si un edhe ju del para.Behari e pyet, a ka “Zeqoja” me të shkruar (telefon Sky).
Edmondi i shprehet që, po i them “Zegos” që të shkoj ta marri telefonin atij shokut tek shtëpia dhe shkruan direkt me të.
Në orën 00.30 Edmondi i tregon që, ai shoku ishte në gjumë dhe a të vij “Zeqo” për Tiranë.
Momenti i vrasjes së Gjin Ndojit
Behari i kërkon që, të mbaj telefonin hapur dhe mos të dalë atje deri sa të kryejnë punë dhe beson që 99% për një orë do të kryejnë punë.Edmondi i shprehet që, pa më thënë ti nuk del ai se 5 minuta i duhet me shku tek ura. Behari i tregon që, sa të kryhet ky, ikën ai kurva i Tiranës sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.Edmondi shprehet që, “Zeqoja” 5 minuta vonon me dal tek ura dhe ju gjen një shtëpi me nejt.
Behari i kërkon që, kur ti marri “Zeqoja” tju gjej një vend të sigurt deri nesër mbrëma dhe vij i marrë unë. Edmondi i shprehet që, pa merak tek kjo pjesë.
Në orën 00.27 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. (Në këtë bashkëbisedim figurojnë të regjistruara vetëm bisedat e shkruara nga shtetasi Denis Brajoviq).
Denisi i shkruan, he vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë cel në shqip, tu dal jam, prit tvi.
Në orën 00.53 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.
Denisi i shkruan “jo, po vim”. Në orën 01.33 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.
Behari i shkruan duke i thënë që, për 40 minuta kryejnë punë 100%.
Edmondi shprehet duke i thënë, ishalla, don zoti i madh.
Në orën 01.54 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan Beharit “para e kemi”.
Në orën 01.58 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan që, për 10 minuta, mos flej se po kryen dhe Edmondi i shprehet që, jo jo.
Në orën 02.02 shtetasi Behar Brajovig duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.
Denisi i shkruan Beharit, “kryvi”, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër.
Në orën 02.03 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.
Behari i shkruan,…kryvi, tash thuaj “Zeqos” që të jetë gati.Edmondi shprehet, shyqyr dhe gati është, më thuaj, ti them kur të jenë afër.
Behari i tregon që, ato janë në Bushat dhe te dali ai, afër urës janë. Në orën 02.06 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, kryvi.
Në orën 02.09 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.
Edmondi i tregon Beharit që, aty është “Zeqo” dhe e pyet nëse janë duke ardh bri malit, qe të futet pak me makinë.
Behari i tregon që janë rrugës vjetër.
Në orën 02.24 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Ky i fundit i tregon që ishte në gjumë ndërsa Behari i tregon që kry, tani presim atë tendin, atë që deshti al u krv, Gilnin deshti ai…
Pëllumbi shprehet…ok vella, kjoft me zotin, futja gjumit…
Në orën 02.25 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.
Edmond Preka i shkruan Beharit që, u bënë bashkë dhe kur te shkojnë në shtëpi do të them.
Në orën 02.25 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, “hypem, u takum”.
Në orën 02.43 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmond Preka i shkruan Beharit, “në rregull vlla, po flej”.
Bisedat pas vrasjes
Në orën 14.49 shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj.
Pëllumbi e pyet se, cfarë ishte ajo e mbrëmëshmja (vrasja e Gjin Ndoj).
Ardriti i përgjigjet që, nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi.
Pëllumbi e pyt që, si duket si dorë?
Ardriti i përgjigjet që, ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë. Të vështirë do e kemi, por besoj do të nxjerrim dicka.
Pellumbi i thotë që, lëreni në kollaren e vet.
Në orën 17.09 shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nëse, ky e njihte DD sepse vëllai i ktij ka takuar Dor Dulin.
Pëllumbi i shprehet që, këta të vrasin dhe të vijn edhe me u pjek.
Pëllumbi i shkruan Arditit nëse, ke info për Dorin më thuaj. Në orën 12.47 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.
Ky i fundit i tregon që, “isha në varrim, por nejtëm larg. Vetëm sa i dhamë dorën në fund.
Dori (Dorian Duli) nuk ishte. Në orën 15.01 shtetasi Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Behari i tregon që, ika tek shtëpia dhe e takova, ndejtëm nja një orë dhe ikëm.
Plani për vrasjen e Ibrahim Licit në varrim
Behar Bajri planifikonte të vriste Ibrahim Licin në varrimin e Idrit Rrajës. Kjo del nga përgjimet e siguruara nga
, ku vihet re se rol aktiv ka pasur edhe Ardrit Hasanbegaj, që jep informacione për vendndodhjen e Licit në zonën e jugut.
Përgjimet:
Më datë 21.08.2020, në orën 00:02, shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur aplikacionin komunikon me Ardit Hasanbegajn.
Arditi shprehet që, “po, është në zonën e Himarës, e kemi kollaj, se kemi atë shokun tim në Vlorë, e kontrollon Juli. Po nuk ka 100 hotele me këtë emër. Në zonën e Himarës po lidhem nesër vëlla, i themi këtij shoku të kontrolloj të gjithë njerëzit që janë nëpër dhoma.
Në orën 17:21 Behar Brajoviq (Bajri) komunikon me Asterm Bilalin. Behari tregon se ‘Mustafa’ në Laç të Vaut të Dejës sot bashkë me gruan, nga ora 9 e kanë parë.”, thuhet ndër të tjera në dosje.
Behari: A don me marrë pjesë apo jo? Nesër e këna në Fushë-Krujë dhe vijnë për Shkodër. Si e ke mendjen? I kam të gjitha gat, kam paguar informatorin. Vjen ‘Genci’ me gjithë ‘Brahimin’ prej Sarande, takohen në Fushë-Krujë dhe vijnë për Shkodër. I kam me makina e me tana, me armë i kam, bëra gati dhe informatorin.
Asmteri: Po gati jam si nuk jam gati, më trego kur me u taku.
Behari: Të them vetë sot.
Astmeri: Në rregull.
Behari: Do të të them, tre orë gjumë kam bërë.
Asmteri: Unë 3 orë gjumë kam.
Behari: Genci dhe Ibrahimi duke ardh nga Saranda, kanë informacion të saktë.
Astermi: Nuk ma merr mendja, që ka për të qenë Ihrahimi aty se e kapin sapo ta shikojnë. Ka mundësi me ma nxjerë dikush ‘Hamzanë’ kam fol mbrëmë me dikë, ma premtoj se ma nxjerr, pa shofim ishalla.
Behari-Pëllumb Gjoka: Jam pa gjumë sepse jam duke prit me kry punë me ‘Dorin’ dhe me të tanë se ka vdek Indrit Rraja. Ai i zonës tonë më tha të jap info.
Astmeri-Beharit: Të marr informacion të sigurt për Ibrahimin dhe ishalla është me ato.
Behari: Ke njerëz se duan të paktën nja katër, makina dhe armë kam unë.
Asmteri: Sot skam njerëz se nuk është kush këtu, as Bardhi nuk është, këta shokët mi kanë kap, po unë jam.
Behari: Ti je, por duhen njerëzit se ti vetëm s’ke ça të bësh, por sido që të jetë do ta bëj një sms se njerëzit e mi i kam në dispozicion kur do herë.
Gjoka-Hasanbegajt: Unë javën tjetër jam në punë dhe duhet të jem unë në punë që ta çoj dhe e mbaj unë edhe jemi komod. Nuk kam pse ti kërkoj ndere këtyre, e mbaj vetë veç sa të kthehem.
Arditi: Ai legeni ngeli duke fol për ty, të ka bërë padrino. Po pash që kishte komunikime me një me mbiemër Lici e thash çne ku me këta. Atij nuk i ka dalë asnjëherë në vel antena, vetëm aty në shtëpi dhe është i vëllai se e njeh në zë ai lart. I njeh si shtëpi, jua njeh zërin.
Denis Brajoviq-Behar Bajri: Gjoks u kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka. /Zoom.al