Aplikacion
Ky i fundit kishte dyshime se Durim Bami kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndokës në Lezhë.
Për të marrë hak, Arben Ndoka kishte kërkuar ndihmën e 16 personave, të cilët kishin role të ndryshme për të ndihmuar në ekzekutimin e Durim Bamit.
Mes tyre, është edhe Behar Bajri. Së fundmi, janë zbardhur mesazhet mes Bajrit dhe Ndokës në “SKY”, ku planifikohet vrasja e Durim Bamit. Pjesë e planit ishte që Bajri ta ftonte Bamin në shtëpi dhe ta vriste.
“Për të ekzekutuar Durim Bamin, ish-deputeti i PS Arben Ndoka flet me Behar Bajrin alias Brajoviç. Behar Brajoviq ka kontaktuar me Durim Bami dhe e ka ftuar në banesën e tij në Shkodër.
Mbas kësaj bisede që Behar Brajoviq ka kryer me Durim Bami ai ka kontaktuar Arben Ndoka dhe i ka treguar që: “…nëse vjen Durim Bami në Shkodër tek unë a je gati që t’i grijmë dhe Arben Ndoka është dakordësuar. Behar Brajoviq i shprehet gjithashtu që nëse ai (Durim Bami) shkon ta takojë, është i vdekur në Shkodër…”, thuhet në dosje.