zoom

Aktualitet

MESAZHET/ Ajola Xoxa flet për vilën në Qerret: Është shtëpia jonë

Një nga pikat që kundërshtohet më fort nga Erion Veliaj në akuzat e ngritura ndaj tij është se ka një vilë në Qerret, të padeklaruar.

Veliaj, në reagimet e tij nga qelia, ka pretenduar se kjo shtëpi nuk është në emër të tij, por është në pronësi të prindërve të Ajola Xoxës.

Por, disa mesazhe të shkëmbyera midis Ajola Xoxës dhe Driant Zenelit, të bëra pjesë të dosjes hetimore, tregojnë se Ajola i referohet vilës si “shtëpia jonë”. Më tej, në një bisedë tjetër, ajo pohon se çelësin e shtëpisë në fjalë e mban Erion Veliaj.

MESAZHET:

Driant Zeneli- A të ka marrë malli për Qeretin? Ne erdhem sot.

Ajola Xoxa i përgjigjet: Ajo aty në fund është shtëpia jonë.

Më datë 22.06.2024, ora 12:51 p.m., Driant Zeneli i shkruan Ajola Xoxës: Të hënën herët në mëngjes nisemi.

Ajola Xoxa përgjigjet: E lëmë kur të vish më mirë takohemi. Se më duhet të mbyll disa punë tani dhe ndërkohë Eri ka shkuar në Qerret dhe s’ka marrë çelësin.

Postime të lidhura