zoom

Lajme

Mes lotësh për fëmijën e abortuar, Roza surprizohet nga Rita Lati: Mezi po pres të bëhem gjyshe

Në spektaklin e kësaj të marte u vu në qendër të vëmendjes historia e Roza Latit, që tregoi se pak muaj më parë abortoi një fëmijë.

Pas klipit të transmetuar, Roza rrëfeu se këtë moment të vështirë të jetës e ka ndarë edhe me nënën e saj, Rita Lati, por vetëm pasi kishte marrë vendimin për të abortuar.

“Mami më ka ndejtur afër gjithmonë, pasi unë e kisha marrë vendimin tim. Mami mezi pret që unë të bëj një bebe. Edhe unë gjithashtu. Por unë dua diçka më shumë, dua familjen.

Big Brother është edhe për të treguar historitë tona, plagët tona, jo vetëm për sherre.

Momentin tim delikat kur mora vendimin e kam dënuar veten time, kalova nga e qara në një egërsi me veten time. I përsërit vetes time “O Rozë të urrej”. Mora në telefon një shoqe timen që e dinte, por ajo më tha nuk vij dot se më dhemb dhëmballa, por a e more rrogën sepse i kisha premtuar se do t’i jepja disa lekë.

Rita e di ça kam kaluar, e di shumë mirë, është informuar”, tha Roza Lati.

Në këtë moment, ra zilja e shtëpisë dhe kur Roza hapi derën, u shfaq Rita Lati që kishte ardhur për ta surprizuar.

Për pak minuta ajo qëndroi në shtëpi edhe me banorët e tjerë dhe veç batutave dhe energjisë së mirë, dha edhe një mesazh duke marrë shkas nga historia e Rozës.

“Unë mezi prss të bëhem gjyshe. Kam vetëm këtë gjë, kur ta kesh krijesën brenda teje, nuk dua ankth dhe stres. Ndjesitë e tua i përcillen bebit, kur të bindesh, pavarësisht se bie dhe ngrihesh, këto vendime i takojnë vetëm Rozës, të jesh e bindur dhe t’i dhurosh vetëm dashuri dhe gëzim e të qeshura. Kjo është Rita që mezi pret të bëhet gjyshe”, u shpreh Rita Lati.

Postime të lidhura