zoom

Sport

Mersel Ismajlgeci prezantohet te ekipi i ri, ish-mbrojtësi i Tiranës: Jam ambicioz!

Mbrojtësi i majtë Marsel Ismajlgeci është lojtari më i ri i Zrinjski Mostar.

Futbollisti shqiptar ka firmosur deri në verën e vitit 2026 me klubin nga Bosnje dhe Hercegovina.

Ish-kapiteni i Tiranës ka dhënë edhe përshtypjet e tij të para për klubin ku do të vazhdojë tanimë karrierën.

Ismajlgeci u ka bërë të qartë boshnjakëve se dëshiron të kthehet në protagonist me gola dhe asiste sa më shpejt të jetë e mundur.

“Qyteti është i bukur. Kam disa orë këtu dhe kam parë që qyteti është i bukur. Por më e rëndësishmja, e dua klubin. Dua të jem pjesë e ekipit sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të shënoj, të asistoj dhe të ndihmoj skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur“, tha Marsel Ismajlgeci. /zoom.al/