zoom

Aktualitet

“Menduam se ishte rrëzuar”, pse infermeret fshehën vrasjen e të moshuarit në azilin në Ali Dem

“Menduam se ishte rrëzuar dhe kishte vdekur kur e gjetëm”. Kështu kanë pretenduar gjatë dëshmisë së tyre dy infermieret e azilit tashmë të arrestuara nga Policia e Tiranës. Ato u prangosën pas vrasjes së të moshuarit Virgjil Vesho në azilin privat “Ruaje Moshën” në afërsi të Ali Demit.

Pretendimet e infermiereve Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi nuk i ka bindur hetuesit e Policisë të cilët i arrestuan ato me akuzën “kryerja e veprimeve që pengojnë të vërtetën”.

Megjithatë grupi hetimor ka dyshime se infermierët nuk kanë kryer punën e tyre siç duhet dhe mbi faktin që nuk kanë marrë në telefon policinë për të denoncuar ngjarjen.

Ato kanë njoftuar agjencinë e funeralit, të cilët kanë shkuar dhe kanë marrë trupin e mbështjellë me çarçaf. Ishte stafi i agjencisë të cilët pasi kanë parë trupin kanë vërejtur dëmtime në kokë. Më pas e kanë kthyer trupin në azil dhe kanë njoftuar policinë.

Efektivët kanë këqyrur kamerat e sigurisë dhe pasi morën në pyetje infermieret ato janë shprehur se fillimisht nuk kanë kuptuar se i moshuari të ishte vrarë, por kishin menduar se ngjarja ishte aksidentale.

Autori Zyhdi Shehi vuan nga skleroza dhe sëmundje të tjera. Shkak i sulmit ka qenë një konflikt banal mes dy të moshuarve për krevatin.

Një ditë më parë, më datë 08.08.2024, ndodhur në një azil privat për të moshuarit, 78-vjeçari Zyhdi Shehu vrau me bastun shokun e tij 82-vjeçarin Virxhil Vesho.

Fillimisht ngjarja nuk raportua në polici, pasi infermierja kishte njoftuar morgun dhe një agjensi funerale për të tërhequr trupin e viktimës.