zoom

Politikë

“Mendova se nuk do më pyesnit sot”/ Duma kap të “papërgatitur” Muzhaqin: Si i bëni llogaritë

Mbledhja e Komisionit të Çështjeve sociale është shoqëruar me debate të ashpra ditën e sotme, gjë që ka çuar në mbylljen para kohe të saj.

Shkak për debatet është bërë një pyetje që Duma i drejtoi ministres së shtetit për rininë, teksa kjo e fundit nuk i është përgjigjur. Duma i kërkoi Muzhaqit një shifër konkrete se sa të rinj dhe fëmijë ka Shqipëria, teksa ministrja i tha se nuk e kishte një shifër të tillë, pasi mendoi se nuk do pyetej.

Pjesë nga debati:

Duma: Sa të rinj dhe fëmijë ka Shqipëria në 2021, 2022 dhe 2023? E keni shifrën?

Muzhaqi: Patjetër që e kemi, nuk mendova që do më pyesnit sot për këtë.

Duma: Si e bëni ju buxhetin. Sa të rinj ka Shqipëria sot? Dhe sa fëmijë? Kur bëni strategjinë për të rinjtë dhe fëmijët, duhet ta dini se sa nga taksat e shqiptarëve shkojnë për fëmijët dhe të rinjtë. Unë e di që është e vështirë për ju se kështu ka qenë gjithmonë.

Muzhaqi: Jo nuk është e vështirë. Kjo pyetje është ezauruar tashmë dhe do kaloj te pyetja tjetër. Ju nuk po më lini të përgjigjem. Shifrën sapo ua dhashë.

Duma: Nuk e dhatë shifrën.

Muzhaqi: Mund të hapni INSTAT-in dhe ta shihni.

Duma: Jo nuk e kemi INSTAT. Problemi kryesor është që rinia ikën nga vendi dhe nuk bëhet një krahasim mes 2022 dhe 2021.

Metaj: Ju po flisni pa etikë (I drejtohet Dumës).

Duma: Mbylleni komisionin.

Vokshi: Ministra nuk mund të vijë aty dhe të përgjigjet ashtu.