Aplikacion
Për mediat italiane, shefja e qeverisë së Romës ka këmbëngulur se qendrat do të jenë funksionale dhe se ajo po punon për të gjetur një zgjidhje që do të jetë konform gjykatës italiane dhe asaj ndërkombëtare.
“Qendrat në Shqipëri do të punojnë. Nuk bëj premtime që nuk mendoj se mund t’i mbaj”, thotë Giorgia Meloni, e cila i përgjigjet gazetarit duke i thënë të mos shqetësohet se ka zgjidhje. “Po punoj”, tha kryeministrja për Quarta Repubblica në Rete4.
Sipas Melonit, projekti është inovativ dhe “nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”.
“Është një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore. Prandaj pritet vendimi nga Gjykata Supreme dhe Gjykata e Drejtësisë e BE-së. Në çdo rast jam duke punuar edhe për zgjidhje të tjera dhe në fund do të funksionojë”, shtoi ajo.