Aplikacion
Ditën e sotme, ai publikoi një dialog të shkurtër me një qytetar në Tiranë, ku ai fliste për mëkatet njerëzore.
E duke marrë shkas nga ky diaolog një qytetar i bën një pyetje të drejtpërdrejtë Blushit se çfarë do të bënte me mëkatet e tij.
Dhe përgjigja e ish-deputetit ndaj kësaj pyetje nuk mungoi, teksa I kujtoi se kjo ishte një pyetje për priftërinj dhe hoxhallarë.
Nga Ben Blushi
TIFOZI ME KRYQ
Këtë burrë me kryq mbi shpinë, e takova përpara ndeshjes Roma-Feynord në Tiranë.
Çbën këtu, e pyeta
Të gjithë janë tifozë të futbollit sot, tha.
Po ti çfarë je?
Unë jam tifoz i Krishtit,
Ku po e çon këtë kryq?
Nuk po e çoj asgjëkundi po e mbaj mbi shpinë,
Pra ti mban mbi shpinë mëkatet tona si Krishti?
Sigurisht edhe të tuat.
Nuk mendon se pesha e mëkateve është e pamundur të mbahet nga një njeri i vetëm?
Dikush duhet ta bëjë, tha burri
Po pse ti, e pyeta.
Sepse askush nuk e bën, as ti nuk e bën.
Unë sigurisht nuk e bëj, mezi mbaj mëkatet e mia, thashë unë.
Ti nuk beson, tha burri.
Nga e di ti që nuk besoj ?
Të kam lexuar librat.
Mendon se kuptohet shkrimtari nga librat e vet, e pyeta.
Shpirti i shkrimtarit mund të njihet nga mënyra si flet për shpirtrat e tjerë,
Po nëse unë të bëj ty një foto, a mendon se mund ta njoh shpirtin tënd përmes saj?
Fotoja nuk është pasqyrë e shpirtit por e çastit, tha burri.
Meqë u njohëm do të të bëj një nder, thashë unë.
Çfarë nderi, pyeti burri.
Nuk do ta tregoj as emrin as fytyrën.
Po pse do të më fshehësh, pyeti burri.
Dua të të mbroj, thashë unë.
Nga kush do më mbrosh?
Nga gjithë ata që bëjnë mëkate dhe do vijnë tek ty të të kërkojnë tu mbash kryqin mbi shpinë, thashë unë.
Kjo është detyra e Zotit, tha burri, nuk kam nevojë të më mbrosh nga mëkatarët.
Epo tani ta dhashë fjalën, thashë unë, mbete i panjohur.
Vetëm në facebook tënd, tha burri.