Aplikacion
Shakira dhe Pique u takuan në vitin 2010, viti kur Spanja fitoi Kupën e Botës në Afrikën e Jugut kundër Holandës dhe që atëherë çdo gjest i çiftit është interpretuar si krizë. Veç kësaj, disa dyshime ngre edhe fakti që ata nuk e kanë zyrtarizuar asnjëherë lidhjen e tyre ligjërisht, megjithëse Shakira e shpjegoi arsyen në atë kohë dhe Pique e konfirmoi një muaj më parë.
“Kolumbianja, e cila ka dy fëmijë me qendërmbrojtësin, rrëfeu frikën e saj nga martesa duke shtuar se preferonte të mos martohej pasi Pique duhet të vazhdonte ta shihte atë si një “frut të ndaluar” për ta mbajtur atë “të vëmendshëm”. Por kohët e fundit diçka duket se ka ndryshuar. Gjithçka duket se tregon se marrëdhënia sentimentale, në çift, mes Shakirës dhe Piqué po kalon një nga momentet e saj më të këqija që kur u takuan në vitin 2010. Ka nga ata që kanë parë prej disa javësh kapitenin e Barçës duke jetuar sërish, duke kaluar netë e ditë, në banesën e tij të vjetër në rrugën Muntaner, ngjitur me Plaza Adrià”, rrëfen gazetari Emilio Pérez de Rozas në gazetën El Periódico.
Një tjetër detaj që nuk kalon pa u vënë re nga Pérez de Rozas është fakti se Shakira nuk ka ndarë më imazhe të Piqué në profilin e saj në Instagram pasi i fundit daton nga 21 marsi dhe më parë ishte i rrallë muaji në të cilin ajo nuk postonte me partnerin. Megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar nga vetë çifti dhe nuk ka asnjë reagim nga ata./L.K
/Zoom.al
“Fatkeqësisht e humbëm betejën”, bashkëshortja e Andis Harasanit: Nuk rreshti së dhuruari dashuri