Aplikacion
Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it i është bërë një ftesë për t’iu bashkuar pjesës tjetër të familjes mbretërore, në Sandringham për Krishtlindje, por ata duket se e kanë refuzuar, thuhet në Page Six nga burime të shumta mbretërore.
Nëse do të vendosnin të shkonin, do ia kishin komunikuar familjes së tyre deri më tani.
Besohet se Harry dhe Meghan nuk duan të shkaktojnë titujt e pashmangshëm, që do të krijoheshin nëse ata shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Harry dhe Markle gjithashtu nuk pritet të marrin pjesë në drekën vjetore të Krishtlindjeve të Mbretëreshës, që zakonisht mbahet në Pallatin Buckingham. Këtë vit, burimet besojnë se do të mbahet në Kështjellën Windsor, ku mbretëresha po kalon pjesën më të madhe të kohës, teksa po rikuperohet nga problem që ka në shpinë. / Revista Class