zoom

Stil

Megan Fox bën ndryshimin drastik në pamje, me siguri nuk do ta njihni

Megan Fox ndau një set fotografish të reja seksi me 21.6 milionë ndjekësit e saj, në Instagram

Bukuroshja 37-vjeçare ngarkoi shumë fotografi dhe një video nga mbrëmja e kaluar në festën e ‘GQ’s Man Of The Year’.

Ajo që binte në sy nga aktorja bukuroshe ishte ngjyra dhe modeli i ri i flokëve. Jemi mësuar ta shohim brune dhe me flokë të gjatë.

Por mesa duket Megan ka vendosur të bëjë një ndryshim rrënjësor në pamjen e saj. Flokët në ngjyrë të kuq të aktores binin mjaft në sy, kombinuar edhe me fustanin me dekolte tepër të theksuar në daljen e saj të fundit publike.

Megjithatë ajo dukej njaft e bukur dhe me këtë ngjyrë flokësh.