Aplikacion
Këngëtarja, 34 vjeçare, ka postuar në Instagram ku ndau një sërë fotosh të ëmbla të çiftit, duke përfshirë një ku të dy mbanin çelësat e banesës së re.
Në janar u pretendua se Adele po shpenzonte shifrën marramendëse prej 58 milionë dollarësh në një pronë të katërt. Mega-rezidenca e Sylvester Stallone në Beverly Hills, ka qenë në treg për pjesën më të madhe të vitit dhe tani është kthyer në folenë e re të dashurisë për Adele dhe të dashurin e saj.
Adele zotëronte tre shtëpi në lagjen e mbushur me yje të Beverly Hills përpara se të shtonte rezidencën e mëparshme të Stallone-s në “portofolin” e pronave të saj. Shtëpia prej 18,587 metrash katrorë është projektuar nga Richard Landry me tetë dhoma gjumi dhe 12 banja./L.K
/Zoom.al