zoom

Të gjitha

Britney Spears në telashe sërish me babain/ Ngre padi për pasurinë e saj

Pavarësisht se shpëtoi një herë e mirë nga mbikqyrja ligjore 13-vjeçare e të atit, Britney Spearsit nuk po i shqiten telashet me të. Jamie Spears nuk i është përgjigjur kërkesave ligjore të së bijës për të dëshmuar për mënyrën se si e ka shpenzuar pasurinë, gjatë 13 viteve kur kishte të drejtë ligjore për të menaxhuar paratë e saj.

Mediat amerikane shkruajnë se Methju Rozengart, avokati i Britney Spears paraqiti këtë javë një tjetër kërkesë në gjykatën e Los Anxhelesit për ta detyruar Jamie Spears të paraqitet për të dëshmuar. Ai thotë se në vend që të paraqitet në gjykatë, i ati paraqet kërkesa ligjore që kushtëzojnë dëshminë e tij. Avokati thotë se në këto kërkesa, Jamie Spears përdor edhe terma bullizues për të bijën.

40-vjeçarja po shijon lirinë e plotë prej Nëntorit të kaluar kur gjykata vendosi ta lirojë nga mbikqyrja ligjore e të atit. Këtë muaj, ajo njoftoi dështimin në fazat e para të shtatzënisë të për shkak të depresionit të mbartur nga këto 13 vite./L.K

/Zoom.al