zoom

Sport

Medalje ari, por edhe propozim për martesë. Surprizohet sportistja!

Jo vetëm garë sportive, por edhe propozime për martesë janë disa nga surprizat e Lojërave Olimpike të Parisit.

Sportistja kineze Huang Ya Qiong pasi shënoi një medalje ari, asaj i erdhi edhe surpriza më e madhe e jetës.

30-vjeçare dhe partneri i saj në sport Zheng Siëei fituan medaljen e artë në dyshe të përziera të badmintonit kundër ekipit të Koresë së Jugut Kim Ëon-ho dhe Jeong Na-eun.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së medaljes, shoku i skuadrës olimpike të Huang-ut dhe lojtari në dyshe për meshkuj, Liu Yuchen, e befasoi atë me një buqetë me lule. Më pas Liu u ul në një gjunjë dhe i propozoi asaj para turmës në La Chapelle Arena.