zoom

Aktualitet

EMRI-FOTO/ “Më vuri litarin në fyt dhe…”, grekja denoncon ish-burrin shqiptar, tentoi ta vriste

Policia greke njoftoi se ka vënë në pranga një 33-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim, pas denoncimit nga ish-bashkëshortja e tij greke për dhunë.

E reja 26-vjeçare ka denoncuar në Komisariatin e Agia Varvaras në Athinë në 13 qershor, se pas mesnate ish-bashkëshorti i saj, i identifikuar si Zhuljan Prenci, pasi kishte thyer portën e banesës së saj duke e goditur me shkelma, kishte hyrë brenda dhe me një litar kishte tentuar ta mbyste. Arrestimi u bë vetëm dy ditë më parë, sipas mediave.

E reja greke kishte arritur të largonte litarin nga qafa dhe kishte thirrur për ndihmë. Nga dhoma ngjitur kanë dalë prindërit e saj bashkë me nipin e saj të mitur.

Ish-bashkëshorti i saj i identifikuar si Zhuljan Prenci, e la litarin dhe nisi ta godiste me grushte në kokë si dhe e kafshoi në krahun e djathtë. Gjatë gjithë kësaj kohe ai e ka kanosur 26-vjeçaren. Pas kësaj autori është larguar në këmbë nga banesa. Sipas policisë e gjithë ngjarja ka ndodhur në sallonin e banesës, teksa e reja mbante në krahë fëmijën e tyre 10 mujorsh.

33-vjeçari Zhuljan Prençi është pikasur dy ditë më parë nga skuadra “DIAS” në kryqëzimin e rrugëve “Stratigou Kalari” dhe “Liosion” në Patisia të Athinës dhe është arrestuar. Ndaj tij rëndojnë akuzat “tentativë vrasje” dhe “dhunë në familje”. /ZOOM.AL/