zoom

Stil

Me vullnet të plotë, Bledi Mane kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother VIP

Mbrëmjen e sotme, në hyrje të spektaklit, Bledi Mane ka deklaruar se dëshiron të ndërpresë rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania”.

Si një prej tre të nominuarve, Mane u pyet rreth përjetimit të këtyre ditëve.

Përgjigjja e tij befasoi publikun, kur u shpreh se nuk ka për qëllim kurrsesi të ndajë një çift (Luiz-Kiara), duke qenë se kjo e fundit, në parashikimet e deritanishme dhe në perceptimin brenda shtëpisë duket më e rrezikuara nga të nominuarit.

Për këtë arsye, ai kërkoi të largohej nga formati, me argumentin e “hapjes së rrugës” për dashurinë./ Zoom.al