Aplikacion
Ai shfaqet në video me sy të nxirë dhe të enjtur nga goditjet, ndërsa shpjegon edhe njëherë dinamikën e konfliktit në lokalin e natës në Pejë.
Sipas tij, ai u godit nga 12 persona, pjesë e grupit të Noizyt, duke akuzuar se është prerë në besë nga Stresi dhe Noizy.
“Si Sali Lushaj, si Rigels Rajku, si Arkumed Lushaj, më keni prerë në besë. 12 vetë më kanë goditur. Kam mundur të jem i vdekur aty, unë edhe kunati. Tek clubi në Pejë sigurimi ma ka mbyllur derën për të hyrë brenda, çdo gjë ka qenë e planifikuar, Rigelsi as lekët e koncertit nuk i ka marrë sepse ka dalë direkt.
Paratë e koncertit ia ka falur sigurimit, për të më bllokuar mua dyert. Makina ime nuk është lënë para derës por e kanë dërguar 500 metra më larg. Nuk më thirrën as ambulancën për ndihmë, as policinë. Burrëria nuk i ka këto gjëra.
Mirë po thoni që ju kam sharë, paskam gabuar, por nuk prehet njeriu në besë ashtu o shok. Je aq burrë, që thua se je aq burrë, për një të sharë dil kap por në mënyrë burrërore. Rigels Rajku ka qenë 30 herë në Zvicër, por pse nuk më doli atje për të ma bërë pritën”, shprehet Medi Iseni.