Aplikacion
Sipas mediave britanike Bledar Dafa, 43 vjeç, Sebastian Gjorolumi, 22 vjeç dhe 31 vjeçari Zamir Cela u burgosën për tre vjet në gjykatën e Hamiltonit. Ndërkohë shtetasit Elmi Vrapi, 31 vjeç, Fjoralb Qosja, 27 vjeç dhe Amarildo Kodra, 26 vjeç, u dënuan secili me 32 muaj heqje lirie. Për të arrestuarin Brandi Dafa, 21 vjeç, u dha një dënim me dy vite.
Policia e zonës tha se në shtëpinë e kanabisit të krijuar nga shtatë shqiptarët u sekuestruan më shumë se 1000 bimë kanabisi me një vlerë prej mbi 250 mijë paund. Kontrolli në ambientin e përshtatur si shtëpi bari u krye pasi oficerët ishin bërë dyshues për shkak të erës së fortët të kanabisit teksa kalonin me makinë pranë ndërtesës ku më pas u gjetën shtatë shqiptarët.
Policia tha se në momentin e ndërhyrjes shtatë personat u përpoqën të arratiseshin ndërsa katër prej tyre u gjetën në papafingo, ndërsa dy të tjerë u ngjitën në çati, por u kapën më pas nga forcat e rendit.