Një 51-vjeçar nga Shqipëria ndërroi jetë në Greqi si pasojë e një aksidenti tragjik. Makina me të cilën shqiptari po udhëtonte doli nga rruga në Achaia duke përfunduar në një gropë mbi 4 metra të thellë. Aksidenti ishte fatal për 51-vjeçarin që ndërroi jetë në vend.
Trupi i tij u nxor pas disa orësh nga zjarrfikësit, pasi u bllokua në makinë si pasojë e deformimeve të shumta që pësoi mjeti.
Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë nga reshjet e shiut.
![](https://zoom.al/wp-content/uploads/2021/10/14A0B47D-F1A6-4C7E-8870-D8E5640C04F8-150x150.jpeg)