Aplikacion
Perry ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare dhe u gjet i pajetë në vaskën e tij. Kjo ngjarje dhe mënyra se si u gjet i pajetë aktori, mesa duket qenka argëtuese dhe gallatë për Kevin. Ai shkroi në X (Twitter): “I mbytur në vaskë. Haahahah”, teksa publikoi lajmin e trishtë.
Njerëzit menjëherë nisën të komentonin në postimin e tij: “Ç’dreqin?! Që kur vdekja e dikujt është për të qeshur?”; “Cili është problem yt?”; “Ç’ka për të qeshur?”; “Sa e trishtë që vdekja e dikujt përdoret për keq nga njerëz që kërkojnë vëmendje”; “Tani e kuptoj pse s’je i suksesshëm”, ishin disa prej komenteve në postimin e tij.
Pas kritikave të shumta të njerëzve, ai u shpreh: “Nuk u talla, thjesht mendova se ishte për të qeshur. Por, më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit”.
Kevin Brennan, 63 vjeç, provokoi sërish njerëzit me një postim të tretë, duke u pyetur nëse është bërë sërish trend në X (Twitter).
Matthew Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Sipas burimeve, herët në mëngjes, Perry u rikthye në shtëpi pas një loje pickleball dhe i kishte kërkuar asistentit që t’i kryente një detyrë. Dy orë më vonë, asistenti e gjeti në jacuzzi, pa ndjenja dhe telefonoi ambulancën.
Deri më tani, thuhet se përdorimi i lëndëve narkotike nuk përfshihet në shkakun e vdekjes së aktorit.
Perry dëshpëroi fansat e serialit shumë të pëlqyer “Friends”. Ai luante rolin e Chandler, një burrë që kishte batuta sarkastike. Mattheë ka folur shpesh për jetën e tij të vështirë, pasi 3 vite pas debutimit të serialit, ai u përfshi në një aksident dhe nisi varësinë ndaj ilaçeve që zbusin dhimbjen.
Berisha: PD me datë 8 shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria