zoom

Slider

Më pak stres, më shumë lumturi! Sekreti është kaq i thjeshtë

Ritmet intensive të jetës së përditshme ndonjëherë na bëjnë të reduktojmë kontaktet e rregullta me miqtë tanë. Studimi më i ri nxjerr në pah arsyet më të mira pse duhet t’i takoni apo edhe t’i telefononi menjëherë!

Sigurisht që nuk kishim nevojë për një hulumtim për të vërtetuar se sa cilësor është komunikimi me miqtë tanë, por kur diçka kaq e thjeshtë verifikohet nga kërkimet, dëshmon se sa e lehtë është të ndihesh mirë çdo ditë.

Pra, nëse bisedojmë me një person miqësor qoftë edhe një herë në ditë, thjesht duke ndarë lajmet tona dhe duke i kujtuar se po mendojmë për ta, ne mund të rrisim nivelin e lumturisë dhe të ulim stresin për pjesën tjetër të ditës.

Sipas një studimi të pulikuar në Communication Research sugjerohet se kushdo që gjen kohë për biseda me cilësi të lartë, mund të përmirësojë mirëqenien e tij. Ne mund të ndryshojmë mënyrën se si ndihemi në çdo ditë të caktuar përmes komunikimit.

Vlen të theksohet se në epokën e mediave sociale, komunikimi ballë për ballë me cilësi të lartë është më i lidhur me mirëqenien sesa kontakti elektronik apo me mediat sociale.

Së fundi, studimi shpjegon edhe pse ndihemi më mirë kur afrohemi me të tjerët: komunikimi cilësor me miqtë kënaq ndjenjën e “përkatësisë“.