zoom

Aktualitet

“Më ngatërruan telefonin me prokurorin”/ Lala zbulon arsyen e Gaz Pajës në SPAK

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se përse është paraqitur në SPAK, aktori i humorit Gazmend Paja.

Lala tha se ai është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, ndërkohë që i kanë sekuestruar edhe telefonin.

“Zoti Paja është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa. Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten.

Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin. Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower”, tha Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.