Aplikacion
Para disa javësh Olsi organizoi një festë ditëlindjeje të madhe ku morën pjesë shumë artistë, por ajo që u vu re ishte mungesa e mikut të tij. Pas kësaj mungese shumë aludime pati në lidhje me një “krisje” të mundshme në marrëdhënien me Bes Kallakun.
Megjithatë, më pas u duk se ai e thumboi Besin duke u shprehur se: “Kam vënë re te njerëzit që u ngel hatri kur nuk i ftojnë në ditëlindje. Unë kur nuk më fton dikush them me vete “A e kam merituar unë ftesën nga ai person?” Shumë njerëz shpesh ftohjen ta delegojnë dhe thonë: “E ke ti fajin pse jemi ftohur ne”. Ftohja nuk është diçka që vjen vetëm nga njëra palë, por nga të dyja. Nëse ka duhet të jesh koshient se ai nuk më ka ftuar sepse kemi patur këtë, këtë…”
Besi ka qenë ai që ndihmoi Olsin të bëhej pjesë e “Portokalli”. Më pas të dy bashkë me Erion Isain sollën “BE Coffe” në Tv Klan si pjesë e “E diela shqiptare”, por nuk rezultoi shumë e suksesshme. Kështu, Olsi iu bashkua “Klanifornia” teksa Besi dhe Erioni vijuan angazhimet e tjera jashtë ekranit.
Më në fund Olsi theu heshtjen duke treguar se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe fakti që disa nga artistët nuk kanë qenë prezent, ka ndodhur për shkak të angazhimeve që ata kanë.
Ai gjithashtu foli edhe për marrëdhëniet ku nisin distancimet, duke theksuar se ftohja vjen nga të dyja palët dhe jo vetëm një individ./L.K
/Zoom.al