zoom

Stil

Më në fund e konfirmojnë, Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër të një vajze (VIDEO)

U konfirmua, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të bëhen prindër të një vajze. Artisti dhe ish-banori i Big Brother VIP ka publikuar këngën më të re “Frymë”, e cila i kushtohet të voglës që presin bashkë me partneren e tij, Kiara Tito.

Mes vargjeve plot ndjenjë për fëmijën që presin, në klip janë disa prej momenteve më të bukura të këtyre muajve, nga testi i shtatzënisë te vizitat mjekësore./ Zoom.al