Aplikacion
Edhe pse telefoni i ri do të ketë disa ndryshime të vogla të jashtme, Apple pretendon se ndryshimet e brendshme të telefonit kanë për të qenë të padëgjuara më parë dhe kanë për të entuziazmuar klientët besnikë të Apple.
Kompania ka lënë të kuptohet tashmë për disa nga gjërat që “Apple Intelligence” do të jetë në gjendje të bëjë: do të mundësojë biseda më të natyrshme me Siri, do të ndihmojë në hartimin e emaile-ve, do ta bëjë më të lehtë gjetjen e momenteve specifike në albumet tuaja fotografike dhe do të përfshijë informacionin personal të përdoruesve në përgjigjet. Detyra e kompanisë në prezantimin e sotëm do të jetë t’u tregojë përdoruesve të iPhone se çfarë do të duket në jetën reale.
Prej kohësh një pjesë e klientëve kanë shprehur se kompania nuk po bën ndryshime apo përmirësime të dukshme për sa u përket risive. Që nga lançimi i iPhone 12 me lidhjen 5G në vitin 2020, kompania u ka dhënë klientëve të saj disa arsye për të blerë gjeneratat e fundit. iPhone-t njihet kryesisht për nxjerrjen e fotove të bukura, prandaj dhe kompania ka investuar më tepër në këtë sektor.