Aplikacion
“Nuk ka asgjë të re, akoma beqare, po sikur po më shijon”
Moderatorja sportive, Hygerta Sako shprehet se po e shijon jetën si nënë beqare. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo thotë se është më mirë që të presë kur të vijë i duhuri, se sa të harxhosh kohë me njerëz që ndoshta nuk vlejnë.
Gjatë emisionit, Sako renditi 10 sekrete të vlefshme për një jetë të shëndetshme. Duke filluar nga familja, kafshët, udhëtimet apo puna, dashuri të mëdha e të vogla të saj, moderatorja u kujdes të përzgjidhte çfarë ka vërtet rëndësi.
Megjithatë, mes tyre mungoi vetëm një, të cilin Hygerta e dha në formën e një përgjigjeje-këshillë.
Pyetje: Mes gjithë atyre këshillave aq të bukura, një moment nuk u përmend, dashuria, ajo romantike.
Hygerta Sako: Kujtova se shpëtova.
Pyetje: Edhe pa të jetohet, nuk do të thotë që duhet me patjetër.
Hygerta Sako: Ka aq shumë dashuri në jetën time sa dashuria e një mashkulli… Nuk ka asgjë të re, akoma beqare, po sikur po më shijon këto kohët e fundit.
Pyetje: Po shijon lirinë, pavarësinë…
Hygerta Sako: Jo se nuk e kam patur lirinë më përpara, por kam përshtypjen që e kam thënë, më mirë kur të vijë i duhuri se sa të harxhosh kohë me njerëz që ndoshta nuk vlejnë. Unë e kam jetën të mbushur, kështu që nëse do të vijë dikush më i veçantë, do bëhet akoma më e mbushur, do derdhet.
Policia në kaos, bandat në pushtet. Për çfarë i duhet posti Ministrit të Brendshëm?