zoom

Të gjitha

Georgina Rodriguez , i rikthehet “tapetit të kuq” , pas humbjes së fëmijës

Një muaj më parë njoftoi për vdekjen e një prej binjakëve që ajo solli në jetë. Më pas ajo mori pak kohë për të mbajtur zi dhe për të shijuar beben e saj të porsalindur, Bella Esmeralda dhe pikërisht për të ka gjetur forcën për të ecur përpara.

Tashmë  Georgina Rodriguez i është rikthyer  jetës dhe me kurajo parakaloi në tapetin e kuq në Kanë elegante dhe seksi.

“Back to Cannes” shkruan ajo në mbështetje të fotove të para të zbarkimit të saj në qytetin francez. E dashura e Ronaldos shfaqet e bukur dhe intriguese dhe në Croisette tregon trupin e saj në formë të përkryer vetëm disa javë pas lindjes. Duhen forcë dhe vendosmëri dhe Georgina Rodriguez e ka treguar veten më të fortë se kurrë.

Georgina është rikthyer  për t’u shfaqur në një event publik më e bukur se kurrë./L.K

/Zoom.al