Aplikacion
Sipas pretendimeve të ish-gjyqtares, lekët e sekuestruara janë pensione dhe kursimet e prindërve dhe u duhen atyre për nevoja jetike.
Në seancë ka qenë e pranishme edhe vetë gjyqtarja, e cila mes lotësh ka deklaruar se fëmijët dhe prindërit e saj janë në kufijtë e mbijetesës.
Ndërsa prokurorët kërkuan rrëzimin e kërkesës, gjë që u pranua nga Gjykata e Posaçme.
Enkeleda Hoxha u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pasi dyshohet se me 9 persona të tjerë kishin ngritur një skemë, përmes së cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale.
Mes të arrestuarve janë, avokati Aldo Tabaku si edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.