zoom

Të gjitha

Me Jasminën apo me balerinën gjermane ?! Çfarë po ndodh me Ardian Bujupin ?!

Ardian Bujupi prej kohësh është përfshirë në një trekëndësh dashurie me ish-konkurrenten e “Për’puthen” Jasmin Kadriu dhe balerinën Sabrine Khan.

Artisti që është në një lidhje me balerinën gjermane, duke mos e pohuar atë, prej kohësh po shoqërohet me Jasminën. E gjitha nisi nga videoklipi i tij ‘Tranova’ ku ajo ishte protagoniste. Asokohe ata vendosën të luanin paska duke publikuar foto të ndryshme romantike, për t’i shërbyer si marketing për këngën.

Ndërkohë para pak ditësh ata janë shfaqur bashkë. Ardiani ka publikuar një video në TikTok ku shihet me Jasminën duke kërcyer me ritmet e këngës së re që do lançojë së shpejti me Ledrin. “Jasmina më vizitoi sot”- shkroi ai krah videos. Mirëpo, duket se nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit që kanë shpërthyer në komente.

Por, pavarësisht të gjithave Sabrine dhe Jasmina kanë një marrëdhënie të mirë bashkë. Balerina ka publikuar një video në TikTok ku Jasmina i ka komentuar: “Boss zemër.” Ndërkohë, Jasmina i ka kthyer: “Të dyja ne”. Në këtë mënyrë vajzat na kanë lënë të kuptojmë se kanë raporte shumë të mira dhe si duket Ardiani i ka prezantuar./L.K

/Zoom.al