zoom

Lajme

“Më gjuajti në fytyrë!” I përmendi vajzën, plas keq mes Eglës dhe Ilnisës: Krijesë e mjerë…

Nuk kishte si të mungonte sherri edhe për 8 Marsin në “BBV Albania”, ku protagoniste kanë qenë përsëri femrat e shtëpisë.

Ilnisa Agolli dhe Egla Ceno kanë pasur një debat mjaft të ashpër një ditë më parë. Teksa aktorja i përmendi emrin e vajzës dhe e quajti “krijesë e mjerë”, gazetarja nuk e toleroi një gjë të tillë dhe si pasojë u ‘përplas’ me të.

Ndërsa u prek dhe qëndroi jashtë pak momente me Meriton Mjekiqin, ku ky i fundit u mundua ta qetësojë, Ilnisa është ngritur përsëri dhe ka shkuar të vazhdonte debatin me Eglën, ku kjo e fundit ndodhej në krevatin e saj.

Nuk kanë munguar as akuzat për goditje me shpullë në fytyrë nga ana e Eglës, por që situata ka qenë mjaft e paqartë dhe gazetarja tepër e acaruar. /ZOOM.AL/