Aplikacion
Ai ka rrëfyer për mediat se ata i prenë rrugën, e ofenduan dhe më pas e dhunuan fizikisht.
Arben Çipa ka sqaruar edhe çfarë u bë shkak për ngjarjen, sipas tij.
“Do të tentoj të jem konkret dhe specifik. Biznesi im zhvillohet në një zonë e cila quhet zonë hermes dhe ndodhem në një fazë ku investoj për infrastrukturën e rrugës shoqëruar me infrastrukturën e energjisë elektrike. Kemi marrë një projekt nga OSHEE për të zhvilluar zonën. Kjo zonë është pa asnjë ndërtim. Në punim e sipër, personat kanë pretenduar që unë mos të kaloj linjën se i pret pamjen për të ardhmen e tyre. Nuk kanë asnjë biznes, unë si qytetar që jam nuk i përkas rangut të tyre shoqëror. Përgjigja ime kam thënë nuk mund të ndërhyj unë në projektet e OSHEE, megjithatë një lëshim e kam bërë që të mos kenë probleme në të ardhmen. Në një moment më prenë rrugën, më ofenduan dhe shanë. Reagova në gjuhën e tyre dhe dolën nga automjeti. Kam tentuar të mbrohem, kanë filluar të gjuajnë me shqelma e grushte”, tha Arben Çipa.