Aplikacion
Gjykata e Tiranës mësohet se ka firmosur disa ditë më parë një urdhër mbrojtje për këngëtaren e njohur me emrin Maya (Maja) Alickaj, por që emrin në letra e ka Fatbardha Ulbirch.
Vendimi sipas raportimit të “Prapaskena”, ka ardhur pasi këngëtarja vlonjate ka paditur për ushtrim dhune bashkëshortin e saj, arkitektin Arben Ulbirch (Arben Shuaipi).
Shuaipi urdhërohet nga gjykata që të mos i afrohet këngëtares Maja në një perimetër prej 200 metrash dhe as vilës së tyre në Mullet. Gjithashtu, Arben Shuaipi urdhërohet të marrë pjesë në programe rehabilitimi psikosociale pas dhunës së ushtruar ndaj këngëtares.
Ka dyshime që pas lëvizjes së këngëtares mund të qëndrojnë edhe plane apo skenare për interesa pasurore.
Po sipas raportimit në fjalë, Arben Ulbirch rezulton se qëndron kryesisht jashtë vendit. Gjithsesi kjo nuk përjashton mundësinë e dhunës së pretenduar nga këngëtarja fizike apo psikologjike.
Këngëtarja Maya Alickaj (Fatbardha Ulbirch) posedon një pasuri me vlerë disa milionë euro nga Vlora në Tiranë, duke përfshirë edhe dy vila në “Rolling Hills”, pasi nga një verifikim i kryer rezulton se pasuria e këngëtares është në kufijtë e pasurisë së oligarkëve.
Detaji tjetër është se edhe pse këngëtarja ka ushtruar një aktivitet të tillë (duke kënduar nëpër evente) që i ka sjellë të ardhura, organet ligjzbatuese po verifikojnë ligjshmërinë e pasurive. /ZOOM.AL/