Aplikacion
Ai pretendon se në Shqipëri i rrezikohet jeta sepse akuzohet për disa krime të rënda.
Kreu i Bandës së Niklës shprehet se janë 16 persona që e duan të vdekur dhe që duan ta vrasin.
Durim Bami u arrestua më 21 tetor në Dubai për herë të dytë, ndërsa një ditë më parë qarkulloi lajmi se për të do të vendoset deportimi në Shqipëri.
Vendimi për të do të merret në datën 6 nëntor.
Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Aben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin 45-vjeçarin të vdekur. Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eliminimin e tij.