Aplikacion
Mësohet se protesta e radhës është njoftuar se do të mbahet të mërkurën, në orën 11:00.
Protesta e sotme u shoqërua me tensione, ku protestuesit e opozitës dogjën gomat, ndërsa policia u kundërpërgjigj me spraj lotsjellës dhe ujë. U lëndua një polic dhe nuk munguan incidentet.
Ndërkohë, disa përfaqësues të opozitës, mes tyre Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bledjon Nallbati, pësuan lëndime në sy për shkak të gazit lotsjellës, teksa protestonin. /ZOOM.AL/